isuv logo

Takimi OPEN BALKAN midis ekspertëve të qeverisë Shqiptare, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë me përfaqesues Z.Armand Reveli-Drejtor i Përgjitshëm dhe Zj.Jonida Boci- ZV.Drejtor Teknik ishte pjesë e takimit OPEN BALKAN midis ekspertëve të qeverisë Shqiptare, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Një ndër pikat kyçe që u diskutua në takim ishte  arritja e marrveshjeve teknike lidhur me shërbimin laboratorik të bazuar mbi laboratoret e akredituar dhe të autorizuar.
Ky shërbim do të ndihmojë për një sistem të lehtësuar të kontrolleve të përbashkëta fitosanitare, veterinare për hapjen e eksporteve shqiptare të kafsheve të gjalla dhe të produkteve blegtorale me Maqedonë e Veriut dhe Serbinë.

Jemi në punë për të krijuar progres.