isuv logo

Vizitë në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë nga Minisri I Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Znj. Frida Krifca

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Znj. Frida Krifca zhvilloi një vizitë në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV). Ajo u njoh nga afër me aktivitetet e zhvilluara në Institut si dhe punën e bërë deri më sot nga ISUV për  mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm të Insitutit të drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm Z. Armand Reveli.
Gjithashtu,  Znj. Frida Krifca përshëndeti arritjet e fundit të ISUV në lidhje me akreditimet e  analizave qe kryhen në ISUV dhe që janë një aset në lidhje me sigurinë e produkteve ushqimore qoftë shtazore, ujore dhe bimore dhe që kanë një impakt jo vetëm brenda vendit por edhe në lidhje me eksportet e produkteve vendase në tregun e BE-së dhe më gjerë.
Të tjera sfida janë përpara për ISUV, kryesisht përhapja e sëmundjeve të transmetueshme nga kafshët, shpendet, etj., të cilat mund të kenë një impakt jo vetëm në natyrë por edhe tek njeriu, pasi pandemia COVID-19 nxori në pah aspekte strategjike jo vetëm të ISUV por edhe të rëndësisë së bashkëpunimit dhe ngritjes së kapaciteteve njerëzore dhe të infrastrukturës në parandalimin dhe menaxhimin e fenomeneve që kanë të bëjnë jo vetëm me sigurinë ushqimore por edhe sigurinë në dimensione si shëndetësia dhe lëvizja e lirë e mallrave dhe e njerëzve.