Programi i Transparences
Hyrje
Rreth Autoritetit
Kuadri ligjor rregullator
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP
Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP
Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat.
Shërbimet që ofrohen nga AP
Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AP
Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP
-
Kjo është faqja zyrtare e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) si qëndër reference e vetme në Shqiperi është e çertifikuar kombëtarsiht dhe ndërkomtërarisht për një sërë analizash.
ISUV varet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MB&ZHR) dhe është përgjegjëse për hartimin e strategjive të gjurmimit dhe luftimit të sëmundjeve infektive, parazitare në kafshët e tokës, të ujit dhe shpendëve. ISUV ka në varësi teknike 8 Laboratorë Rajonalë (LR), të cilët janë përgjegjës për gjurmimin, analizimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve infektive e parazitare në kafshët e tokës, të ujit dhe në shpendë.
ISUV përgjgijet për kryerjen e testimeve të produkteve ushqimore me origjinë shtazore dhe joshtazore. Në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) ndjek Sëmundjet me Origjinë Ushqimore (SOU).
ISUV bashkëpunon ngushtësisht me Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), Organizatën Botërore të Shëndetësisë (WHO), Organizatën Botërore të Shëndetit të Kafshëvë (OiE), Agjensinë Evropiane të Ushqimit (EFSA) dhe Laboratorë Evropiane të Referencës (EU-RL) për konfirmimin e sëmundjeve të ndryshme epizootike, agjentëve zoonotik dhe zbulimin e kontaminantëve që vijnë nga ushqimet.CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të AP, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre.
Jonida.Boci-CV.pdf C.V Pëllumb Aleksi Shqip.pdfStruktura e Pagave
Struktura e Pagave.xlsProcedura që ndjekin funksionarët e lartë të AP për të marrë vendime
Rregullore “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike”
https://pdfhost.io/pdf/<wbr></wbr>4c23b95b-f6b8-4aeb-8a62-<wbr></wbr>e188f14e1479/ad5d303b-3e6...LIGJ NR.10 465, DATË 29.9.2011 PËR SHËRBIMIN VETERINAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
http://www.bujqesia.gov.al/wp-<wbr></wbr>content/uploads/2017/12/16-03-<wbr></wbr>03-09-08-22L...LIGJ NR.9863, DATË 28.1.2008 PËR USHQIMIN(I NDRYSHUAR)
http://aku.gov.al/wp-content/<wbr></wbr>uploads/2016/06/Ligji-Nr-9863-<wbr></wbr>dat%C3%AB-28.....
Nr. 152/2013 PËR NËPUNËSIN CIVIL (Ndryshuar me ligjin nr, 178/2014, datë 18.12.2014, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 211)
Ligj nr 7961 dt. 12.07.1995 Kodi i Punes
Politikat, vendimet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Legjislacionin, procedurat, normat dhe praktikat e komunitetit Europian dhe Institucioneve të tjera ndërkombëtare
Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e AP ( Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave - Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)
Rreth ISUV
Rregullore “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike”
https://pdfhost.io/pdf/<wbr></wbr>4c23b95b-f6b8-4aeb-8a62-<wbr></wbr>e188f14e1479/ad5d303b-3e6...LIGJ NR.10 465, DATË 29.9.2011 PËR SHËRBIMIN VETERINAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
http://www.bujqesia.gov.al/wp-<wbr></wbr>content/uploads/2017/12/16-03-<wbr></wbr>03-09-08-22L...LIGJ NR.9863, DATË 28.1.2008 PËR USHQIMIN(I NDRYSHUAR)
http://aku.gov.al/wp-content/<wbr></wbr>uploads/2016/06/Ligji-Nr-9863-<wbr></wbr>dat%C3%AB-28.....
Nr. 152/2013 PËR NËPUNËSIN CIVIL (Ndryshuar me ligjin nr, 178/2014, datë 18.12.2014, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 211)
Ligj nr 7961 dt. 12.07.1995 Kodi i Punes
Politikat, vendimet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Legjislacionin, procedurat, normat dhe praktikat e komunitetit Europian dhe Institucioneve të tjera ndërkombëtare
KORDINATORI PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT
ESTELA KOKA
mail : estela.koka@isuv.gov.al
Tel : +355 (4) 2 37 29 12
Orari: E Hënë – E Enjte 08:00 – 16:30
E Premte 08:00 – 14:00
Adresa e Institucionit
Rruga "Aleksandër Moisiu"
Nr. 82
Tiranë, ShqipëriGoogle Map: https://goo.gl/maps/3CuERdoGkEr
Auditet e Ministrise
- Trupa akredituese shqiptare DPA
-FVO autoriteti europian i sigurise ushqimore dhe veterinarise.
-Komisioneri i sherbimit civil
- Raporti Auditimi-KLSH Raporti Auditimi-MBZHR
- tabela e realizimit te prokurimive per vitin 2020.xlsx
- Regjistri i parashikimit të proçedurave të prokurimit të vitit 2021 Regjistri i realizimit të proçedurave të prokurimit të vitit 2021
- Regjistri i parashikimit të proçedurave të prokurimit të vitit 2022 Regjistri i realizimit të proçedurave të prokurimit të vitit 2022
- Regjistri i parashikimit të proçedurave të prokurimit të vitit 2023
Sherbimet qe ofrohen nga AP, sipas listes se sherbimeve te afishuar ne zyren e pritjes se kampioneve, gjithashtu edhte te publikuara ne website.
ISUV ka Aktivitet Laboratorik.
ISUV përgjigjet për kryerjen e testimeve të produkteve ushqimore me origjinë shtazore dhe joshtazore, si dhe te sëmundjeve të kafshëve .
Sherbimet e Ofruara nga ISUV
Procedurat dhe mekanizmat per te dhene mendime lidhur me procesin e hartimit te akteve ligjore/nenligjore,politikave publike apo ne lidhje me ushtrimin e funksionit te AP.
ISUV eshte Institucion varesie i Ministrise se Bujqesise dhe Zhvillimit Rural dhe si i tillë pjesa teknike e ISUV eshte pjese e grupeve per hartimin e politikave te cilat jane detyre funksionave e Institucionit nga ku ne varemi.
Ndihma shoqerore/subvencione te dhena nga AP, ne lidhje me kete pike sqarojme se nuk eshte ne konteksin dhe objektivin e punes se ISUV.
Dokumentet qe kerkohen me shpesh jane lista e sherbimeve (Analizave) qe kryen ISUV.
Lista e Sherbimeve
I. HYRJE
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.
Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, nën garancinë e Ligjit për të Drejtën e Informimit.
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të Ligjit për të Drejtën e Informimit.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Institutit e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë dhe, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.isuv.gov.al/ , si dhe në mjediset e pritjes së publikut.
Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse, e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë, ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje.
Faqja zyrtare e ISUV është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë janë:
“E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: ISUV ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e ISUV-it .
Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
– i plotë;
– i saktë;
– i përditësuar;
– i thjeshtë në konsultim;
– i kuptueshëm;
– lehtësisht i aksesueshëm;
– i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Instituti I Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit www.isuv.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
Strukturën organizative të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ;
Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
ISUV, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.