Kjo është faqja zyrtare e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) si qëndër reference e vetme në Shqiperi është e çertifikuar kombëtarsiht dhe ndërkomtërarisht për një sërë analizash.
ISUV varet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MB&ZHR) dhe është përgjegjëse për hartimin e strategjive të gjurmimit dhe luftimit të sëmundjeve infektive, parazitare në kafshët e tokës, të ujit dhe shpendëve. ISUV ka në varësi teknike 8 Laboratorë Rajonalë (LR), të cilët janë përgjegjës për gjurmimin, analizimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve infektive e parazitare në kafshët e tokës, të ujit dhe në shpendë.
ISUV përgjgijet për kryerjen e testimeve të produkteve ushqimore me origjinë shtazore dhe joshtazore. Në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) ndjek Sëmundjet me Origjinë Ushqimore (SOU).
ISUV bashkëpunon ngushtësisht me Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), Organizatën Botërore të Shëndetësisë (WHO), Organizatën Botërore të Shëndetit të Kafshëvë (OiE), Agjensinë Evropiane të Ushqimit (EFSA) dhe Laboratorë Evropiane të Referencës (EU-RL) për konfirmimin e sëmundjeve të ndryshme epizootike, agjentëve zoonotik dhe zbulimin e kontaminantëve që vijnë nga ushqimet.
Baza Ligjore
Rregullore “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike”
https://pdfhost.io/pdf/4c23b95b-f6b8-4aeb-8a62-e188f14e1479/ad5d303b-3e6...
LIGJ NR.10 465, DATË 29.9.2011 PËR SHËRBIMIN VETERINAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
http://www.bujqesia.gov.al/wp-content/uploads/2017/12/16-03-03-09-08-22L...
LIGJ NR.9863, DATË 28.1.2008 PËR USHQIMIN(I NDRYSHUAR)
http://aku.gov.al/wp-content/uploads/2016/06/Ligji-Nr-9863-dat%C3%AB-28.....
Politikat, vendimet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Legjislacionin, procedurat, normat dhe praktikat e komunitetit Europian dhe Institucioneve të tjera ndërkombëtare
Misioni
ISUV ka si mision të garantojnë konsumatorin në të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimore sipas qasjeve "Nga Ferma në Tavolinë" dhe "Një Shëndet"
Në këtë kontekst ISUV është angazhuar:
- të përmirësojë stukturën analtike drejt validimit dhe akreditimit të shërbimeve;
- të zgjidhë pasiguritë gjatë survejancës së sëmundjeveve të kafshëve, agjentëve zoonotike, rezistencës antimikrobike, dhe të shpërthimeve të sëmundje në njërëz;
- të koordinojë zbatueshmërinë e metodave të provës bazuar në rregulloret, ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare;
- të organizojë trajnime formimi dhe testime krahauese;
- të japë vazhdimisht mbështetje teknike që autoritetet kompetente të vlerësojnë/menaxhojnë komunikojnë me efikasitet riskun.
Armand Reveli - Drejtuesi i Pergjithshem
Z.Armand Reveli u lind më 1971 në Tiranë.
Në vitin 1994 ka përfunduar studimet e larta në degën “Administrim Biznes”, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Prej vitit 2011 mban titullin Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Në vitin 2009 ka marrë titullin “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik, ndërsa
në vitin 2010 titullin “Kontabël i miratuar”.
Gjithashtu mban edhe titullin TND.
Gjatë viteve Z. Reveli ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh në disa fusha brënda dhe jashtë vendit, të tilla, si:
Menaxhimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme;
Financa 5;
Në fushën e Kontabilitetit Financiar, të Drejtave Ndërkombtare, Analizës dhe Auditit Publik ;
Menaxhimin e Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetsore.
Është njohës i mirë i katër gjuhëve të huaja (Gjermanisht,Anglisht, Italisht dhe Greqisht).
Z. Reveli ka një eksperiencë të konsiderueshme pune në administratën publike, ku ka mbajtur në periudha të ndryshme pozicionet e mëposhtme :
Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe Drejtorit të Departamentit Teknik të Akcizës dhe Procedurave Doganore ;
Drejtor i Drejtorisë së Auditimit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Ministrinë e Shëndetësisë, FSDKSH dhe AL-PETROL sh.a Fier ;
Drejtor i Drejtorisë së Politikave Energjitike pranë Ministrisë së Energjitikës;
Drejtor në Ndermarrjen e Prodhimit të Veshjeve Ushtarake;
Drejtor i përgjithshëm i kujdesit ndaj klientit në OSHEE.
Gjithashtu Z.Reveli ka eksperience edhe ne sektorin privat ku në periudha të ndryshme ka mbajtur pozicionet si:
Drejtor i degës së Tiranës në kompaninë e Sigurimit të Jetës “SICRED”;
Drejtor Shitjeve në kompaninë “Eurosig” sha.a ;
Drejtor Ekzekutiv dhe aksioner në kompaninë “Extra Milk” sh.p.k ;
Prej Prillit të 2019 Z.Armand Reveli mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, institucion në varësi të Ministrisë së Buqësisë dhe Zhvillimit Rural në Republikën e Shqipërisë.
Organigrama
Struktura e ISUV-së