isuv logo

Sipas standardit ISO/IEC 17025:2017, ISUV ka 1368 përcaktime analitike të akredituara nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, i vetmi Ent kombëtar akreditues, nënshkrues i EA – MLA (Organizata Europiane e Akreditimit), për njohje ndërkombëtare të kompetencës teknike të laboratorëve testues.

Nëpërmet testeve të akredituara, ISUV, si pjesë e zinxhirit të politikave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, kontribuon nëpërmjet garantimit të cilësisë së rezultateve analitike, në fushën e sigurisë ushqimore, shëndetit të kafshëve. Testet e akredituara, përveç se janë të përfshira në Plane Kombëtare Monitorimi dhe në survejancën e sëmundjeve infektive në kafshë, janë në funksion të përbushjes së detyrimeve të Kapitullit 12 për integrimin Europian të Shqipërisë.