isuv logo

Fushatë sensibilizimi për parandalimin e Afrikan Swine Fever

Koncepti i fushatës

Sektori i derrave

BE është eksportuesi më i madh i derrit dhe produkteve të tij në botë, afro 4 milion ton eksportohen çdo vit, duke e bërë atë një nga aktivitetet më të rëndësishme ekonomike, në sektorin e blegtorisë.
Blegtoria gjeneron 8.5% të prodhimit të përgjithshëm të sektorit në EU27. Kërkesa globale për mish derri po rritet, gjë e cila mund të çojë në rritjen e prodhimit në Evropë.
Sidoqoftë, industria e blegtorisë (derrave) po përballet me një kërcënim serioz, që mund të çojë në dëm ekonomik kombëtar dhe në të gjithë Evropën. Ky kërcënim është sëmundja: Ethet afrikane të derrit.

Çfarë janë ethet afrikane të derrit?

Ethet afrikane të derrit, është një sëmundje shumë rezistente që prek derrat. Ky virus është i padëmshme për njerëzit, por ka shkaktuar pengesë të konsiderueshme ekonomike në shumë vende si Kina, e cila, po përballet me vështirësi të mëdha në sektorin e saj blegtoral për shkak të disa shpërthimeve të etheve afrikane të derrit në vend. Sëmundja mund të zgjasë disa vite deri sa të zhduket. Aktualisht nuk ka vaksina për ethet afrikane të derrit, kështu që një shpërthim mund të çojë në therjen e një numri të madh të derrave të rritur në fermë në një zonë të prekur. Numri i shpërthimeve të etheve afrikane të derrit, është rritur me kalimin e viteve dhe, në kohën e shkrimit, sëmundja është ende e pranishme në 13 shtete evropiane, si Belgjikë, Bullgari, Estoni, Greqi, Hungari, Letoni, Lituani, Moldavi, Poloni, Rumani, Serbi, Sllovaki dhe Ukrainë.

Zonat e prekura nga ethet afrikane të derrit, pësojnë humbje të konsiderueshme financiare për shkak të kufizimeve në eksportin e mishit, dhe aktivitetet malore mund të preken pasi numri i derrit të egër bie për shkak të virusit.

Zbuloni, Parandaloni, Raportoni

Një shpërthimi i etheve afrikane të derrit, mund të ketë efekte shkatërruese, andaj zbulimi, parandalimi dhe raportimi, janë mënyrat kryesore për frenimin e kësaj sëmundje vdekjeprurëse. Kjo fushatë synon të rrisë vetëdijen dhe të ofrojë një informacion të përgjithshëm të etheve afrikane të derrit. Këto informacione mund të shpërndahet nga organizatat kombëtare të shëndetit të kafshëve, apo ato rajonale dhe lokale, si dhe nga shoqatat turistike. Të gjitha këto mund t’i ndajnë informacionet lidhur me këtë sëmundje me fermerë, gjahtarë si dhe me publikun e gjerë.
Ky udhëzues përmban: të dhëna kombëtare, dy infografikë dhe katër postime pjesë e medias sociale të cilat mund të përdoren për të ndihmuar në informimin lidhur me simptomat e etheve afrikane të derrit, masat e sigurisë që duhet adaptuar, dhe kush duhet kontaktuar në rastet e dyshuara.

Fushata, e iniciuar nga Autoriteti Evropian i Ushqimit dhe Sigurisë, synon të mbështesë vendet me rajone të prekura të cilat punojnë drejt zhdukjes së etheve afrikane të derrave në Evropë.

Për më shumë informacion:
- Autoriteti Evropian i Ushqimit dhe Sigurisë ( European Food and Safety Authority )