isuv logo

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë duke ju përgjigjur kërkesave në rritje të konsumatorit dhe të tregut shton gamën e shërbimeve analitike në saj të ardhjes së aparaturës së re Spectrofotometër Uv-Vis

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë duke ju përgjigjur kërkesave në rritje të konsumatorit dhe të tregut shton gamën e shërbimeve analitike në saj të ardhjes së aparaturës së re Spectrofotometër Uv-Vis,e cila do të ndihmojë në lidhjen e sigurisë ushqimore me treguesit e cilësisë, që ka të bëjë me përcaktimin e autenticitetit të produkteve ushqimore si më poshtë:
1. Mjalti, nëpërmjet përcaktimit të HMF-së do të bëhet e mundur që të përcaktohet origjinaliteti i mjaltit dhe cilësia e tij si produkt.
2. Qumështi i freskët, nëpërmjet përcaktimit të HMF-së do të bëhet e mundur të kuptohet nëse kemi të bëjmë me produkt qumështi natyral/të pa zier ose të përpunuar.
3. Produkteve të ndryshme ushqimore, nëpërmjet përcaktimit të Absorbancës e korreluar kjo në finale me natyralitetin e ngjyruesve të përdorur, që do të bëjë të mundur të kuptohet nëse ka shtesa/ngjyrues dhe nëse këto ngjyrues janë natyral apo të një natyre tjetër.