isuv logo

Jonida Boci - Zv. Drejtori i Përgjithshëm Teknik

Znj. Jonida Boci u lind më 1972 në  Vlorë.

Në vitin 1996 ka përfunduar  studimet e larta në degën Mjek Veteriner në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Prej vitit 2003 mban titullin Master Shkencor  në Teknologjia e prodhimit të një vaksine inaktive kundër anaerobëve  në kafshët laboratorike.

Që  prej vitit 2012 mban titullin PhD  në Prevalenca e Enterobakterieve në Shpendë (E.Coli, Salmonela) dhe ndjeshmëria e tyre ndaj antibiotikëve .

Në vitet 1998-2000 Znj. Boci  ka punuar si Specialiste në Sektorin e Prodhimit të Biopreparateve  Veterinare në Institutin  e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë .

Në vitet 2001-2014 ka punuar si Specialiste në Sektorin e Bakteriologjisë në Institutin  e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë .

Në vitet 2014-2019 ka ushtruar funksionin si Përgjegjëse e Sektorit të Diagnozës  në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë 

Ne vitet 2017-2019 ka ushtruar funksionin si Përgjegjëse e Sektorit të Diagnozës  në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë dhe ngarkuar me funksionin si Përgjegjëse e Departamentit të Shëndetit të Kafshëve

Që prej Janarit të 2019 ka ushtruar funksionin si Përgjegjëse e Departamentit të Shëndetit të Kafshëve dhe si  Zv. Drejtor i Përgjithshëm Teknik në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë .

Znj. Boci garanton   menaxhimin teknik të departamenteve të Institucionit, si dhe  drejtimit të Departamentit të  Shëndetit të Kafshëve.Zbatimin.

Ndjek politikat e hartuara në lidhje me Planet Kombëtare të miratuara nga Autoriteti Kompetent  për sigurinë ushqimore në kuadër të mbrojtjes së konsumatorit.

Politikat e hartuara në lidhje me Strategjitë dhe  Planet Kombëtare të miratuara nga Autoriteti Kompetent për eleminimin  e agjentëve zoonotikë në kuadër të mbrojtjes së konsumatorit.

Garanton dhe përgatit raporte për sëmundjet detyrimisht të raportueshme nga Organizata Internacionale e Epizotive (OIE) dhe rekomandimet e BE-së.

Përcakton  dhe zbaton objektivat dhe planin vjetor të punës së departamentit dhe kontrollon zbatimin e tyre sipas Objektivave te autorizuara nga Autoriteti Kompetent ne nivel institucional lidhur me Planet Kombetare të Monitorimit dhe Planin vjetor me Bazë Risku për Kontrollet Zyrtare.

 Mbështet dhe siguron mbajtjen,  zgjerimin e akreditimit në laboratorët e Departamentit.

Perfaqeson dhe ndjek menaxhimin teknik të departamenteve në nivel institucional dhe në mardhënie me autoritetin kompetent MBZHR dhe në Institucionet homologe brenda dhe jashte vendit

 

Është pjesë aktive dhe përbërëse e hartimit të strategjisë së zoonozave në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik për “One Health“. Gjithashtu bashkëpunon dhe merr pjesë në trajnime për ngritjen e strategjive për implementimin e planeve të survejancës së AMR në bashkëpunim me Institucione Kombëtare dhe Organizma Ndërkombetar. 

Bashkëpunon me njësinë e epidemiologjisë për rishikimin e strategjive lidhur me sëmundjet zoonotike bakteriale 

Mban lidhje me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare dhe fakultete të tjera me anë të temave kërkimore- shkencore; dhënie leksionesh të praktikave laboratorike

 

Ka kryer trajnime dhe ka marrë pjesë Workshope Brenda dhe jashtë vendit duke rritur kapacitetin e vet professional dhe menaxherial në funksion të Termave tw references të institucionit ku xhvillon veprimtarinë e vet.

 

Trainim mbi “Menaxhimin e cilësisë ISO 9001” - “Monitoring the Health of  Small Ruminants”. Organizuar nga AGROTEC ALBANIA.

 

Dhjetor 2007: “Çertifikimi dhe Standartizimi në Bashkimin Europian dhe Shqipëria”, Organizuar nga Institui i Trajnimit të Administratës Publike. Tiranë. 

 

Maj 2007: Trainim mbi Substancat Infektive – organizuar nga USAID IATA Tiranë.

 

Tiranë 2007.”Diagnoza Veterinare dhe Trajtimi Medikamentoz”. Referues nga “Instituti Pourquier” Montpellier, Francë. 

 

Tiranë 2007.“Ngritja dhe zhvillimi historik i standarteve të Menaxhimit të Cilesisë” Seminar me perfaqësues të GTZ dhe të ISUV,  Relatore R. Çela GTZ, D. Xhaxhiu ISUV, L. Dibra  ISUV. 

 

Tetor 2008 “Problematikat kryesore në sëmundjet e shpendëve”. Relator: Dr.Wilhelmus Johanes Tondeur, Doktor në Mjekesinë Veterinare diplomuar ne Utrecht/Hollande. Organizuar nga Shehdula sh.p.k dhe KEPRO/Hollande. 

 

Mars 2008 ”Sëmundjet infektive të shpendëve dhe profilaksia vaksinale”. Seminar i organizuar me referues/specialistë  Hungareze. Durrës.

 

Tetor 2008 “Problematikat kryesore në sëmundjet e shpendëve”. Relator: Dr.Wilhelmus Johanes Tondeur, Doktor në Mjekesinë Veterinare diplomuar ne Utrecht/Hollande. Organizuar nga Shehdula sh.p.k dhe KEPRO/Hollande. 

 

Shtator 2009: “M.Gallisepticum në shpendë dhe sëmundjet bashkëshoqeruese”.Prezantues Dr.I.Cera dhe Ms.J.Boci. Simpozium Shkencor ISUV.

 

Nëntor 2009: Pjesëmarrëse në Konferencën Ndërkombëtare: “Brucellosis in See & Mediterranean Region”. - Struga Republic of Macedonia.

 

Nëntor 2011: Improving consumer Protection Against Zoonotic diseases – Albania” Europe Aid/128304/C/SER/AL. Laboratory staff training in anthrax diagnosis, Foggia, Italy. 

 

2013 : “Control on Residues of Veterinary Medicinal Products in Food of Animal Origin” . BETTER TRAINING FOR SAFER FOOD EU Commission. PRAGUE.

 

Tetor 2013: EPIDEMIOLOGJIA MOLECULARE DI BACILLUS ANTHRACIS IN ALBANIA “Prezantim “Peculi.A, Boci.J. Monreale (Palermo) Italy. XV Congresso Nazionale S.I.Di.L.V (Societa Italiana di Diagnostica di Laboratorio Veterinaria).

 

Dhjetor 2013. Workshop Kombëtar Ndërsektorial mbi Sigurinë Ushqimore dhe Antibiotiko-Rezistencën (Organizuar nga WHO). Tiranë.

 

Shtator 2014: Workshop “Strengthening the capacities of Diagnostics, Surveillance and Control of Zoonoses in Albania,, organizuar nga ISUV me praninë e e Expertëve  të TAIEX-it. Prezantim:“Salmonellosis in Albania Poultry Farm,  J. Boci.

 

Dhjetor  2014. Workshop: “Current methods of sampling in poultry establishments and laboratory testing aiming salmonella elimination’’, organizuar nga AGR në bashkëpunim me MBZHRAU J.Boci, L. Lufo, P.Koli   Tiranë.

Dhjetor 2014:“Brucellosis disease monitoring in ruminants in Albania,, Referim, Juma, A. Mersinaj, K. Haxha,L. Boci, J. Çera, I. Pite, L. The 1 International Scientific Sympozium of agriculture and Veterinary Medicin, Prishtina.

 

Korrik 2014: ” Global Foodborn Infections network Advisory Group on Integrated Surveillance of Antimicrobial Resistance. Trajnim Ëorkshop GFN/AGISAR.Organizuar nga WHO dhe ISHP.

 

Korrik 2015: ” Isolation and AMR in Salmonella spp and Campylobacter,,. Trajnim Workshop GFN/AGISAR.Organizuar nga WHO dhe ISHP.


 

Shtator 2015: “ Metoda e MGIT për  Izolimin  dhe identifikimin e TBC,, Trajnim në Spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqi.

 

2017: Training Course: “Molecular methods for diagnosis of zoonoses” 8th May to 18th May, National Reference Laboratory for animal health, Institute of Food Safety, Animal Health and Environment “Institute BIOR” Riga, Latvia.

 

2017: Training on “Diagnostic methods of Brucellosis disease” Faculty of Veterinary Medicine, Skopje, FYROM.

 

2018: Workshop: Good Laboratory Safety Practices. 30 May, Restructuring and Strengthening of the Food Safety and Veterinary Laboratory Netëork in Albania.

 

2018: Workshop on: “TC Project Designs using the LOGICAL FRAMEËORK APROACH (LFA)” 19-20 July, Tirana organized by the Institute of Applied Nuclear Physics and the Department of Technical Cooperation of the IAEA Vienna, Austria.

 

November 2018 Training course on PPr diagnosis CIRAD, Montpellier France.

2019: Regional Training Course on theuse of Nucleare Derived Techniques in Diagnosis of the “Pest Des 

Petit Ruminants,, in Sheep and Goats.11-15 February Sibersdorf-Austria.

 

2019: Workshop:Inception workshop of the project “African Swine Fever emergency preparedness in the Balkans”  Belgrade, Serbia, 18-21 February 2019

 

Pjesë e grupit të punës mbi “Strategjinë, Kontrollin e Ç΄rrënjosjen e sëmundjes së Paisjes” mbështetur nga Projekti PAZA.

 

Pjesë e grupit të punës mbi” Programin e monitorimit të Salmonelozës në komplekset e shpendëve”

 

Pjesë e grupit të punës në Projektin׃”Rezistenca Antimikrobiale  në Komplekset e Shpendëve   në Shqipëri, bashkëpunim me ISHP dhe WHO  2014-2016.

 

Anëtare e Shoqatës Amerikane të Mjekëve Veterinar të Diagnozës Laboratorike (AAVLD)-Davis, California-USA 2008 - në vazhdim.

 

Përfshirja në grupin e punës, prezantimi  i raportit  mbi Vleresimin Teknikë të  Laboratorëve Rajonal si dhe përgatitja e draft Listës së Shërbimeve që mund të ofrojn 6 Laboratorët Rajonal aktualisht së bashku me Aneksin: Aktivitete mbështetëse për autorizimin e testeve laboratorike sipas Laboratorëve Rajonal për Shëndetin  e Kafshëve.

 

Pjesëmarrja në mbledhjen mujore të organizuar nga Drejtoria e Shërbimit Veterinar të MBZHRAU. Për probleme të cilat kanë lidhje midis Shërbimit Veterinar –AKU (laboratorët rajonal) – ISUV.