Rreth nesh

Rreth Nesh

Kjo është faqja zyrtare e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) si qëndër reference e vetme në Shqiperi  është e çertifikuar kombëtarsiht dhe ndërkomtërarisht për një sërë analizash.
ISUV varet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MB&ZHR) dhe është përgjegjëse për hartimin e strategjive të gjurmimit dhe luftimit të sëmundjeve infektive, parazitare në kafshët e tokës, të ujit dhe shpendëve.
ISUV përgjgijet për kryerjen e testimeve të produkteve ushqimore me origjinë shtazore dhe joshtazore. Në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) ndjek Sëmundjet me Origjinë Ushqimore (SOU).
ISUV bashkëpunon ngushtësisht me Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), Organizatën Botërore të Shëndetësisë (WHO), Organizatën Botërore të Shëndetit të Kafshëvë (OiE), Agjensinë Evropiane të Ushqimit (EFSA) dhe Laboratorë Evropiane të Referencës (EU-RL) për konfirmimin e sëmundjeve të ndryshme epizootike, agjentëve zoonotik dhe zbulimin e kontaminantëve që vijnë nga ushqimet.

Baza Ligjore

Në funksion të bazës ligjore ISUV është i organizuar sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 732, date 16/11/2022 “Organizimi dhe funksionimi i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë”.

Rregullore “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike”

LIGJ NR.10 465, DATË 29.9.2011 PËR SHËRBIMIN VETERINAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

LIGJ NR.9863, DATË 28.1.2008 PËR USHQIMIN(I NDRYSHUAR)

LIGJI Nr. 105/2016, datë 27.10.2016 “PËR MBROJTJEN E BIMËVE”

Politikat, vendimet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

Legjislacionin, procedurat, normat dhe praktikat e komunitetit Europian dhe Institucioneve të tjera ndërkombëtare.

Ligji nr 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

Rregullore për Hetimin Administrativ të Kërkesës të Sinjalizuesit për Mbrojtjen nga Hakmarrja në ISUV.

Rregullore për Hetimin Administrativ të Kërkesës së Sinjalizuesit për Mbrojtjen e Konfidencialitetit në ISUV.

Misioni

ISUV ka si mision të garantojnë konsumatorin në të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimore sipas qasjeve “Nga Ferma në Tavolinë” dhe “Një Shëndet”.

 

Në këtë kontekst ISUV është angazhuar:

  • të përmirësojë stukturën analtike drejt validimit dhe akreditimit të shërbimeve;
  • të zgjidhë pasiguritë gjatë survejancës së sëmundjeveve të kafshëve, agjentëve zoonotike, rezistencës antimikrobike, dhe të shpërthimeve të sëmundje në njërëz;
  • të koordinojë zbatueshmërinë e metodave të provës bazuar në rregulloret, ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • të organizojë trajnime formimi dhe testime krahauese;
  • të japë vazhdimisht mbështetje teknike që autoritetet kompetente të vlerësojnë/menaxhojnë komunikojnë me efikasitet riskun.

 

Organigrama e ISUV-së