TË DHËNAT E HAPURA – Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV)
Kërko, krahaso, analizo – për Siguri Ushqimore, Shëndet Kafshësh dhe Shëndet Bimësh gjithëpërfshirëse!
Të dhënat e hapura është një platformë online që promovon shpërndarjen e të dhënave të hapura për qytetarët, organizatat, institucionet kërkimore dhe institucionet e tjera publike. Kjo platformë synon të rrisë transparencën institucionale dhe t’u mundësojë qytetarëve të kenë akses falas në të dhëna që mund të përdoren për qëllime informimi, studimi, kërkimi shkencor etj. Të dhënat janë të shkarkueshme, të përpunueshme, të aksesueshme në formatin machine-readable, pa nevojë për regjistrim dhe përditësohen në mënyrë të vazhdueshme.
Platforma “Të dhëna të hapura” ofron informacion të përditësuar mbi fushën e Sigurisë Ushqimore, Shëndetit të Kafshëve dhe Shëndetit të Bimëve, buxheti, prokurimet publike si edhe raporte vjetore.
Çfarë ofron platforma?
- Transparencë dhe akses të drejtpërdrejtë në shërbimet laboratorike që ofron ISUV;
- Përditësim i vazhdueshëm i statistikave;
Legjislacioni mbi të dhënat e hapura:
- LIGJI NR. 33, DATË 31.3.2022 PËR TË DHËNAT E HAPURA DHE RIPËRDORIMIN E INFORMACIONIT TË SEKTORIT PUBLIK
- UDHËZIM NR. 2, DATË 6.2.2025 PËR MIRATIMIN E LICENCËS STANDARDE TË RIPËRDORIMIT TË INFORMACIONIT PUBLIK
Në mbështetje të Ligji nr. 33, datë 31.3.2022 “Për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik”, Ligjit. Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si edhe Udhëzimit të Përbashkët nr. 2, datë 6.2.2025 për miratimin e licencës standarde të ripërdorimit të informacionit publik”, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë paraqet listën e të dhënave të hapura si më poshtë:
Informacion për Klientin!
Lista e Cmimeve!
Lista e Shërbimeve Laboratorike!
Lista e Provave dhe Shërbimeve, Kriteret Teknike të Pranimit
BUXHETI, PROKURIMET PUBLIKE
Plani dhe realizimi i buxhetit ndër vite
Parashikime dhe realizimi i prokurimeve publike ndër vite
Raporte Vjetore
Të dhënat e hapura nga faqja e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë mund të përdoren pa tarifë sipas kushteve te licences CC BY