Departamenti i Mikrobiologjisë Ushqimore, Monitorimit të Ujërave dhe Cilësisë (DMUMUC) drejton 13 Laboratorë Testues (LT) të fushave të ndryshme. Stafi i këtij departamenti përbëhet nga 18 punonjës (13 specialist dhe 5 teknik laboratori). Departamenti zbaton 6 Programe Kombëtare monitorimi (PKM-Molusqe).
Departamenti ofron shërbime të specializuara brenda kuadrit ligjor të laboratorit të referencës në fushën e ekzaminimeve mikrobiologjike, biologjike, toksikologjike, të cilësisë së ushqimeve me origjinë shtazore dhe jo shtazore. Gjithashtu ai zbaton prakikat e mira laboratorike sipas menaxhimit të cilësisë dhe standartit ISO 17025: 2005.
Departamenti i Mikrobiologjisë Ushqimore, Monitorimit të Ujërave dhe Cilësisë (DMUMUC) përbëhet nga tre sektorë.
MISIONI
Ky sektor bazohet kontrollin mikrobiologjik të produkteve dhe nënprodukteve ushqimore me origjinë shtazore, jo shtazore dhe të ushqimeve për kafshë, të prodhuara në vend ose të importuara, si dhe ato për eksport.
DETYRAT dhe PËRGJEGJËSITË
- Janë laborator zyrtar të autorizuar për kryerjen e kontrollit mikrobiologjik të ushqimeve për:
cilësitë mikrobiologjike, treguesit e ndotjes dhe kushtet higjeno-sanitare,
për praninë/mungesën e patogjëneve.
- Realizimi i Planit Kombëtar të Monitorimit të Molusqeve (PKM-Molusqe) për monitorimin e ngarkesave mikrobike (E. coli dhe Salmonella).
- Jep asistencë tekniko-shkencore për përgatitjen e programeve kombëtare lidhur me sigurinë mikrobiologjike.
- Jep asistencë teknike në pergatitjen e ligjeve, rregulloreve, vendimeve, urdhërave etj., që lidhen me fushën e aktivitetit të vlerësimit mikrobiologjik të ushqimeve.
- mirëmban e akreditimin sipas ISO 17025:2005 të provave të akredituara me trupën kombëtare si dhe zgjerimin e akredititmeve për prova të reja;
- mirëmban sistemin e menaxhimit të cilësisë në përputhje me kërkesat e ISO 17025:2005
- Kryen punë kerkimore shkencore për realizim e programeve dhe projekteve kombetare, planeve të survejances etj që lidhen me sigurinë ushqimore.
- Bazuar në norma dhe standarte ndërkombetare harton, aplikon, teknika e metoda analitike në fushen e mikrobiologjisë ushqimore.
- Përgatit programet e kualifikimit dhe kualifikon specialistet e laboratoreve rajonale të AKU-së.
Ky sektor ka tre laborator.
- Laboratori i Kontrollit Mikrobiologjik të Qumështit dhe Nënprodukteve të tij
- Laboratori i Kontrollit Mikrobiologjik të Mishit dhe Nënprodukteve të tij
- Laboratori i Kontrollit Mikrobiologjik të Produkteve Iktike
STAFI
1 Përgjegjës sektori
2 Specialist mikrobiolog të ushqimeve
3 Laborante
Misioni
Kontrolli kimik, biotoksikologjik dhe biologjik i produkteve detare sipas standarteve dhe normave nderkombetare si dhe permbushja e kerkesave te standartit ISO 17025:2005 per te deshmuar kompetencen teknike te laboratoreve.
Detyrat
- Percaktimin e Histamines ne produktet iktike te perpunuar dhe te paperpunuar me metoden HPLC-DAD;
- Kontrollin biotoksikologjik per biotoksinat detare qe shkaktojne PSP, DSP dhe ASP ne molusqe dhe produkte iktike;
- Analizen cilesore dhe sasiore te algat potencialisht toksike, te cilat prodhojne toksina qe shkaktojne sindromet PSP, DSP dhe ASP;
- Mirembajtja e akreditimit sipas ISO 17025:2005 te provave te akredituara me trupat kombetare dhe nderkombetare si dhe zgjerimi i akredititmit me prova te reja;
- Mirembajtjen e Sistemi te te Menaxhimit te Cilesise sipas ISO 17025:2005;
- Bazuar ne norma dhe standarte nderkombetare hartojne dhe shperndajne teknika e metoda analitike ne fushen e sigurise ushqimore.
- Mbeshtesin dhe realizojne programet e Ministrise se Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.
Laboratoret
- Laboratori i Biotoksinave
- Laboratori i Histamines
- Laboratori i Fitoplanktonit
Stafi
1 Biokimiste
1 Biotoksikologe
3 Planktologe
1 Teknike
MISIONI
Ky sektor e mbështet aktivitetin e tij në bazë të Vendimit të Keshillit të Ministrave nr.515, datë 19.07.2006, në bazë të të cilit u krye bashkimi i ish-IKU me ish- IKV duke u krijuar ISUV, në kuadër të të cilit ish-IKU ushtron tashmë aktivitetin e tij si Sektori i Vlerësimit të Cilësisë Ushqimore. Aktiviteti i SVCU tani bazohet në Ligjin e Ushqimit Nr. 9863 dt. 28.01.2008.
Në këtë sektor analizohen të gjitha prodhimet ushqimore të importuara apo të tregetuara në vend. SVCU në kryerjen e këtij funksioni, bashkëpunon nga pikepamja tekniko-shkencore dhe metodologjike me të gjithë laboratorët e AKU-së dhe ofron një ndihmesë të madhe për biznesin vendas të industrisë agroushqimore.
DETYRAT dhe PËRGJEGJËSITË
- me laboratorët e tij të ndarë sipas grup produkteve ushqimore që analizohen kryen analiza për vlerësimin cilësor të produkteve ushqimore me qëllim vlerësimin e deklarimeve në etiketë dhe përmbajtjes reale të përbërësve të deklaruar.
- kryen ekspertiza për institucionet e tjera shtetërore që vijnë si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve apo reklamimeve të ndryshme ndërmjet paleve.
- kryen analizat e produkteve ushqimore për eksport duke ndihmuar biznesin vendas dhe lehtësuar tregetinë.
- kryen analizat për certifikimin e produkteve tona ushqimore për treguesit e tyre cilësore.
- Specialistet e SVCU, si të vetmit teknologë ushqimorë në varësi të MB&ZHR, marrin pjesë në hartimin e akteve nënligjore, rregulloreve teknike dhe vendimeve të ndryshme në fushat respektive të industrisë ushqimore, në bashkëpunim me specialistët e MB&ZHR.
Ky sektor ka katër laboratorë:
- Laboratori i analizave fiziko kimike të qumështit, mishit dhe nën produkteve të tyre,
- Laboratori i analizave fiziko kimike të produkteve me bazë drithi,
- Laboratori i analizave fiziko kimike të vajrave dhe yndyrnave me origjinë bimore
- Laboratori i analizave fiziko kimike të pijeve alkoolike, lëngjeve të frutave, produkteve bimore të konservuara, ujrave të pijshëm dhe produkteve të tjera ushqimore.
STAFI
1 Përgjegjës Sektori
2 Specialist Kimist
2 Specialiste teknologe
1 Laborante