MISIONI
Ky sektor është i mobilizuar për përdorimin me eficence, efikasitet dhe transparencë të burimeve financiare për plotësimin e kërkesave të gjithë Departamenteve përkatëse në ISUV, për funksionimin e punës në Institucion.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Përpilon Regjistrin e Prashikimeve të Prokurimeve Publike në bazë të kërkesave të Departamenteve dhe ndjek Regjistrin e Realizimeve gjatë vitit, në bashkepunim me Juristin.
- Mban kontabilitetin e ISUV-së.
- Bën kontabilizimin e dokumentacionit sipas llogarive Arkë, Bankë, Blerje, Shitje, Magazina. Paga, Inventaret.
- Ndjek dokumentacionin dhe rakordon nëpërmjet ekstraktit të Thesarit më bankën për të gjitha levizjet mujore, si dhe shpenzimet dhe për të ardhurat dytësore.
- Përpilon Urdhër Shpenzimet duke patur parasysh dokumentacionin e plotë bashkëngjitur.
- Përpilon sëbashku me specialistin e financës pagat.
- Kontrollon sigurimet shoqërore e shëndetësore pasi printohen nga Bordero 5.
- Kontrollon librat e pagave për çdo punonjës.
- Firmos librezat e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore.
- Përpilon dosjet e karburantit të plotësuara me përllogaritjet përkatese nga shoferi i ISUV-së.
- Përpilon ngritjen e grupeve të punes mbi inventarizimin e pasurisë së ISUV.
- Ndjek në bashkepunim me Juristin kontratat e prokurimeve publike(KPP) të lidhura deri në ekzekutimin e tyre.
- Mban kontakte me zyrën tatim taksave për detyrimet e institucionit.
- Printon nga sistemi Bordero 5 sigurimet shoqërore dhe shëndetësore bazuar në pagat mujore
- Hedh në sistem sigurimet shoqërore dhe shëndetesore të punonjësve të ISUV-së.
- Printon nga sistemi formularet FDP për sigurimet shoqërore dhe shëndetesore.
- Mban librin e pagave për çdo punonjës
- Plotëson librezat e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për punonjësit e ISUV, në rast se punonjësit i ka mbaruar libreza e kontributeve plotëson me të dhena personale dhe i firmos në zyrën e sigurimeve shoqërore e shëndetesore.
- Plotëson formularet per lejet e lindjeve dhe me pas i dergon ne Institutin e Sigurimeve Shoqerore.
- Plotëson formularin që vjen nga MB&ZHR për Drejtorin e Statistikave në lidhje me fondin e pagave.
- Ndjek procedurat e inventareve të ISUV.
- Përgatit dokumentat e magazinës, mban lidhjet me Bankën për arkëtime e pagesa të ndryshme. Kryen dhe përgjigjet për cdo veprim të arkës. Realizon procedurat e blerjeve të vogla .
- Ka për detyrë furnizimin e Departamenteve sipas kërkesave të tyre me lëndë të parë për prodhim, materiale konsumi, karburant. Mban dokumentacionin përkatës. Bën rakordimin me specialistët për lëvizjet e vlerave materiale në magazinë.
- Merret me sistemimim e mallrave në magazinë me pritjen e të gjitha furniturave që vijnë nga firma të ndryshme (aparatura, kite, reagentë , materiale konsumi etj.).