Departamenti i Menaxhimit të Cilesisë, Pranimit të Kampioneve dhe Vivariumit

Kthehu te Departamentet

MISIONI
Përqasja e aktiviteteve që kryejnë Laboratorët e ISUV me dispozitat ligjore kombëtare dhe
me standartet me të cilat operojnë Laboratorët e Provës (LP), referuar standartit ISO
17025:17.
STRUKTURA

Departamenti është i përbërë nga dy Sektorë:
1. Sektori i Menaxhimit të Cilësisë
2. Sektori i Pranimit të Kampioneve dhe Vivariumit

OBJEKTIVAT E DEPARTAMENTIT

1. Ngritja, implementimi dhe mirëmbajtja e një sistemi menaxhimi cilësie sipas standardeve
kombëtare dhe ndërkombëtare, në laboratorët objekt akreditimi të ISUV-së dhe strukturat
që lidhen me to;
2. Ofrimin e shërbimeve metrologjike për laboratorët e ISUV-së;
3. Prodhimin e terreneve kulturale për laboratorët e ISUV-së;
4. Garantimin e pranimit të kampionëve konformë procedurave të ISUV-së.
5. Mbarështimi i kafshëve laboratorike, të cilat shërbejnë për kryerjen e testeve laboratorike
në ISUV.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E DEPARTAMENTIT

1. Të bashkëpunojë me Drejtorinë dhe strukturat e përfshira për përcaktimin e kritereve,
mënyrave dhe instrumentave për të ngritur, mirëmbajtur dhe përmirësuar një sistem
menaxhimi cilësie eficient me qëllim akreditimin e laboratorëve të ISUV-së;
2. Të drejtojë dhe orientojë laboratorët për plotësimin e kërkesave të Standartit ISO 17025,
me qëllim mirëmbajtjen e akreditimeve të tyre dhe zgjerimin në laboratorë të tjerë
referuar objektivave institucional.
3. Të garantojë menaxhimin e dokumentacionit që ka të bëjë me menaxhimin e cilësisë në
Institucion.
4. Të hartoj dhe zbatoj planin vjetor të mirëmbajtjes së instrumeteve matëse që përdoren në
laboratorët për provat e akredituara dhe ato në proces validimi.
5. Të garantojë një sistem gjurmueshmërie të pajisjeve që përdoren gjatë procesit të testimit
të kampioneve në laboratorët e ISUV-së.
6. Të garantoj aktivitetin e prodhimit të terreneve kulturale në mënyrë që kërkesat e
laboratorëve të ISUV-së të plotësohen në cilësinë dhe kohën e kërkuar. Të plotësoj në
cilësi dhe kohë prodhimin e terreneve kulturave në përputhje me kërkesat e laboratorëve
të ISUV-së.

7. Të realizoj pranimin e kampioneve, konform standardeve në përputhje me procedurat
dhe dokumentacionin e miratuar, me qëllim mbrojtjen e interesit të laboratorit dhe të
klientit.
8. Të garantoj mbarështimin e kafshëve laboratorike brenda standardeve të mirëqënies së
tyre dhe konform protokolleve teknike, në funksion të plotësimit të kërkesave të
laboratorëve.

STAFI:
Personeli në përbërje të deparatamentit është 14 punonjës, nga të cilët dy PhD dhe një
Msc.

Sektori aktivitetin e tij e bazon në përmbushjen e kërkesave të Standardeve Kombëtare dhe
Ndërkombëtare për ngritjen dhe implementimin e një Sistemi Menaxhimi Cilësie sipas Normës
ISO/IEC 17025 “Kërkesa të Përgjithshme për kompetencën e laboratorëve testues dhe kalibrues” në
të gjithë labortorët objekt akreditimi të ISUV-së.
Sektori me rregullat dhe procedurat e caktuara prej tij dhe të miratuara nga Drejtori i Përgjithshëm i
ISUV-së, ushtron ndikim e tij në të gjitha Departamentet, Sektorët dhe Laboratorët e institucionit tonë
me qëllim akreditimin e tyre.
Aktiviteti i këtij sektori është i lidhur ngushtësisht me kërkesat Ligjore për akreditimin e laboratorëve
që operojnë në Fushën e Sigurisë Ushqimore dhe Diagnozës Veterinare.
Nëpërmjet aktvitetit të tij është arritur akreditimi i disa laboratorëve të ISUV-së që prej vitit 2011 dhe
në vazhdim numri i testeve të akredituara ka ardhur duke u rritur kjo në varësi të objektivave
institucionale dhe buxheteve të akorduara.
Laboratori i Metrologjisë si pjesë integrale e plotësimit të Normës ISO 17025 për akreditimin e
laboratorëve testues, ushtron aktivitetin e tij për kalibrimin e brendshëm të një gamë të caktuar
pajisjesh që përdorin laboratorët testues të ISUV-së.
Pjesë e këtij Sektori është dhe Laboratori i Preparatorisë Speciale i cili aktivitetin e tij e ka në
funksion të garantimit të prodhimit të terreneve që përdorin laboratorët testues të ISUV-së. Ky
aktivitet është mjaft i rëndësishëm si për laboratorët diagnostik dhe ata të Mikrobiologjisë Ushqimore
sepse cilësia e prodhimit të terreneve influencon në mënyrë të drejtpërdrejtë në aktivitetin teknik të
laboratorëve testues.

Aktivitetit i pranimit të kampionëve konform procedurave të miratuara, zhvillohet në
funksion të vlefshmërisë së rezultateve të testimit si dhe garanton klientin/konsumatorin për
cilesinë e shërbimit të kërkuar.
ISUV pranimin e kampioneve dhe dorëzimin tek klienti të Raportit të Provës e organizon në
mënyrë të centralizuar në Njësinë e Pranimit të Kampioneve sipas një protokolli të
mirëpërcaktuar në procedura.
Referuar Listës së Provave dhe Shërbimeve dhe Kritereve Teknike të Pranimit të
Kampioneve, të përcaktuara nga laboratorët, realizohet Pranimi – Rregjistrimi – Shpërndarja
e Kampioneve në laboratorë të ndryshëm të ISUV-së, ku kampioni i kodifikuar (i paprekur
me ambalazhin origjinal), dërgohet në laboratorët testues.
Aktivitet tjetër i këtij Sektori është dhe Vivariumi, i cili mbarështon kafshë që përdoren nga
laboratorë të ndryshëm të ISUV-së, në varësi të procedurave teknike. Menaxhimi i kafshëve
eksperimentale kryhet në përputhje me standardet për mirëqënien e kafshëve referuar
legjislacionit.