Departamenti i Monitorimit të Mbetjeve, Kontrollit të Barnave Veterinare dhe Toksikologjisë

Kthehu te Departamentet

Misioni

Te kontrolloje e te garantoje cilesine e  biopreparateve  dhe medikamentet veterinare te importuara ose te prodhuara ne vend.

Detyrat

  1. Kontrollon dhe verifikon të gjithë dokumentacionin teknik te VMP-ve dhe kërkesat për regjistrim  të Agjensive Farmaceutike sipas Rregullores së rregjistrimit të produkteve farmaceutike.  ( Ky laborator operon me rregulloren e rregjistrimit te barnave veterinare Nr 4 date 30/12/1999.);
  2. Plotëson dokumentacionin e pranimit (regjistër pranimi dhe fletë pranimi);
  3. Kryen kontrollin e dosjeve për plotësimin e kërkesave të rregullores, njofton Agjensitë përkatëse për mangësite e vërejtura në dosjet dhe dokumentacionin e paraqitur (Dosjet janë të gjitha në gjuhën angleze.);
  4. Shqyrton metodikat ( të nxjerra nga dosjet teknike teVMP-ve) dhe planifikon bazën materiale për futjën në kontroll të VMP –se;
  5. Realizon  testet e provës në laboratoret përkatës , plotëson  raportet e provës sipas laboratorëve dhe raportin përmbledhës për provat e realizuara në LSHKV;
  6. Arshivimi për :

–   Dosjen teknike te V.M.P –së

–   Raportin e proves se LSHKV-së.

–   Ruan kampionet  e VMP-ve të rregjistruara  deri në tre muaj pas afatit të   skadimit

–   Përpilon dhe paraqet kërkesën për asgjësimin e kampioneve të skaduara dhe merr  pjesë në asgjësimine tyre.

Laboratoret

  • Laboratori bakterial
  • Laboratori viral
  • Laboratori i kimisë
  • Zyra e pranimit të dokumentacionit  dhe Arshiva

Misioni

Eshte nje nga Sektoret me te vjeter te ISUV por me detyra dhe pergjegjesi te reja te pershtatura ndaj kerkesave aktuale.

Eshte nje nga sektoret e paisur me mire me aparatura instrumentale bashkekohore dhe si i tille mbeshtet dhe realizon ne bashkepunim dhe me sektore te tjere te ISUV, Programet Kombetare te Ministrise se Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit,per monitorimin dhe kontrollin e ushqimit:

  • Programi Kombetar per monitorimin e ujrave dhe  molusqeve bivalvore te bregdetit Shqiptar
  • Plani Kombetar i monitorimit te mbetjeve ne kafshe dhe prodhimet e tyre qe perfshin analizimin e  rreth 86 substanca te analizuara ne 11 matrica te cilat jane muksul (gjedh,te imta, dhi, derra, shpende) urine, plasma, melci, dhjame, veshke, ushqim per kafshe, veze, qumesht,(lope, dele, dhie) peshk, mjalte.

Detyrat:

  • Kontrollin e mbetjeve te substancave me efekt anabolik
  • Kontrollin e mbetjeve te substancave te paautorizuara
  • Kontrollin e mbetjeve te biopreparateve dhe medikamenteve veterinare ne kafshet dhe shpendet e gjalla, si dhe produktet e tyre.

Laboratoret:

  • Laboratoret e analizave te metaleve te renda ne produktet me origjine shtazore
  • Laboratori i analizave te mbetjeve te pesticideve ne produktet me origjine shtazore
  • Laboratori i analizave te mbetjeve te medikamenteve veterinare ne produktet me origjine shtazore

Stafi

  • Pergjegjes sektori
  • Tre specialiste  kimist me grade shkencore
  • Tre specialiste  kimist pa grade shkencore
  • Nje laborante

Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve

Departamenti është e përbërë nga dy sektorë:
1. Sektori i analizave të PMB-ve dhe Monitorimit të Mbetjeve në Bimë
2. Sektori i Diagnostifikimit të Dëmtuesve

Funksionimi i ketij sektori bazohet ne VKM. Nr. 515 date 19. 07. 2006, VKM. Nr. 1555, date 12.11.2008 “Per percaktimin e rregullave te regjistrimit dhe kritereve te vleresimit te produkteve per mbrojtjen e bimeve” dhe VKM Nr. 1188, date 20.8.2008 Per “Miratimin e rregullave per importimin, tregetimin, transportin, ruajtjen, perdorimin dhe asgjesimin e produkteve per mbrojtjen e bimeve”

 

DETYRAT

  • Kryerjen e të gjitha analizave, kimiko-fizike, cilësore/sasiore të kërkuara për kontrollin e Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve (PMB).
  • Pritja, regjistrimi dhe ruajtja e mostrave te PMB-ve te ardhura nga PKK-te për analize.
  • Studimin dhe përshtatjen  e metodave analitike për analizimin e tyre.
  • Përgatitja e raportit te provës dhe informimi i institucioneve përkatëse për rezultatin e analizave.

 

  • Ben kontrollin e dosjeve te PMB-ve per regjistrim dhe jep mendimin teknik per regjistrimin apo jo te tyre ne Teritorin e RSH.
  • Ben kontrollin e mostrave te ambalazhimit te PMB-ve  dhe jep mendimin teknik për miratimin e paketimit te PMB-ve ne to.
  • Hartimin, miratimin e teknikave dhe të metodave analitike përkatëse, bazuar në norma dhe standarde të njohura ndërkombëtare, në fushën e veprimtarisë së vet ligjore.
  • Te kujdesen dhe te mirëmbajnë te gjitha aparaturat dhe instrumentet analitike qe posedon laboratori.
  • Bashkërendimi i punës me departamentet/sektorët e tjerë të ISUV për harmonizimin dhe mbarëvajtjen e sektorit.

 

LABORATORET

  • Laboratori i pritjes dhe regjistrimit të kampioneve.
  • Laboratori Kimiko- Fizik
  • Laboratori analitik- GAS-KROMATOGRAFI
  • Laboratori analitik- LIKUID-KROMATOGRAFI

STAFI

  • Pergjegjes sektori
  • Specialist
  • Laborante
  • Laborante