Departamenti i Shëndetit të Kafshëve (DSHK)

Kthehu te Departamentet

Departamenti i Shëndetit të Kafshëve (DSHK) ofron shërbime diagnostike veterinare të një niveli të lartë, të besueshme dhe të shpejta.
DSHK ofron një shërbim të plotë diagnostik për sëmundjet e kafsheve në të gjitha llojet tokësore dhe ato ujore. Gjitahshtu ky departament ofron ekspertizë laboratorike për Shërbimin Veterinar (SHV), Autoritetin Kombetar te Ushqimit (AKU), veterinerët private, komplekse e ferma blegtorale si dhe për qytetaret që mbajnë kafshë shoqërimi.

Departamenti përfaqëson të vetmen qëndër reference të diagnostikës laboratorike veterinare në Shqiperi tashmë i akredituar sipas ISO 17025. Kapacitetet e tij teknike shtrihen në të gjitha fushat diagnostike veterinare si virologji, mikrobiologji, iktiopatologji, patologji të bletës, parazitologji, histopatologji, etj. Përmes shfrytëzimit të kapaciteteve laboratorike dhe teknike departamenti mundëson konfirmimin e procedurave diagnostike të laboratoreve rajonale (LR), monitorimin e përhapjes së sëmundjeve infektive në kafshë, vlerësimin e efikasitetit të masave veterinare të aplikuara, si dhe asiston gjatë shpërthimeve epidemike të sëmundjeve infektive.

Sektori i Diagnozës (SD) në këndvështrimin e “One Health” e mbështet aktivitetin e tij laboratorik në diagnozën e sëmundjeve zoonotike dhe jozoonotike bakteriale e virale në kafshë nëpërmjet:

identifikimit të agjentëve të ndryshëm bakterialë e viralë;

përcaktimin e antitrupave specifikë për agjentë specifikë nëpërmjet monitorimeve kombëtare, survejancave aktive, strategjive, rasteve të alerteve, bashkëpunimeve ndërinstitucionale për sëmundjet bakteriale dhe parazitare.

Ky sektor punon me metoda të normuara, të aplikueshme në të gjitha grupet e matricave të përcaktuara në Procedurat Operative Standarde sipas referencës së OIE-së, ku ne mbështetemi.

Analizat zyrtare të planifikuara dhe miratuara në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimit Veterinar MBZHR, që kryhen në këtë sektor, janë pjesë e planeve kombëtare të monitorimit, ndërsa analizat e kontrollit vijnë nga laboratorët rajonalë dhe operatorë privatë.

Një pjesë e rëndësishme e detyrave të sektorit është puna tekniko-shkencore, që përfshin pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme tekniko-shkencore, kryerjen e studimeve të ndryshme, zhvillimin e metodave të reja, pjesëmarrjen në grupe teknike pune, udhëheqjen teknike të laboratorëve rajonalë, si dhe përfshirjen në aktivitete pedagogjike.

Ky sektor ka si aktivitet bazë përcaktimin e shkakut të sëmundshmërisë ose vdekshmërisë së specieve të ndryshme të kafshëve. Ky Sektor është ngritur pas një ristrukturimi të organogramës së Departamentit të Shëndetit të Kafshëve dhe në strukturën e tij përfshihen:

  • Laboratori i Nekropsisë;
  • Laboratori i Histopatologjisë;
  • Laboratori i Iktiopatologjisë;
  • Laboratori i BSE-së;
  • Laboratori i Biologjisë Molekulare.

Stafi i Sektorit është i trajnuar dhe i kualifikuar, të gjithë specialistët janë me gradën Doktor. Puna është e ndarë sipas përshkrimeve të punës dhe përgjegjësisë së gjithsecilit. Sektori është i përfshirë në 2 kategori kontrollesh: Autokontroll dhe Monitorim. Metodat që përdoren për kryerjen e diagnozës janë metoda të normuara që merren nga Manuali i OIE-së dhe në disa raste përdoren dhe metoda të brendëshme të orientuara sipas rregullore të BE-së. Pjesë e punës së përditshme të Sektorit është përmirësimi i punës nëpërmjet zhvillimit dhe përditësimit të teknikave të analizimit, ndjekjen e udhëzimeve të MBZHR si dhe të Laboratorëve të Referencës me të cilat bashkëpunon çdo laborator.

Sektori i Serolologjisë (SS) e mbështet aktivitetin e tij laboratorik në diagnozën e sëmundjeve infektive nëpërmjet identifikimit të antitrupave.
Sektori Serologjisë përbëhet nga dy laboratorë dhe 3 punonjës, ku 2 janë specialistë të lartë dhe 1 teknik laboratori. Specialistët e këtij sektori kanë gradën “Doktor”.
Sektori punon me 12 metoda të normuara, të aplikueshme për matricat serum dhe qumësht të përcaktuara në Procedurat Operative Standarde, të cilat i referohen manualit të OIE-së.
Analizat zyrtare të planifikuara dhe të miratuara në bashkëpunim me drejtorin e Shërbimit Veterinar, që kryhen në këtë sektor, janë pjesë e planeve kombëtare të monitorimit, ndërsa analizat e kontrollit vijnë nga operatorë privatë.
Laboratorit të Serologjisë për Sëmundjet Bakteriale dhe Parazitare.
Aktivitetet e miratuara dhe të mbështetura nga MB&ZHR për vitin 2017 në Sektorin e Serologjisë,

  • Plani Kombëtar i Monitorimit të Brucelozës së gjedhit me qumësht
  • Plan Kombëtar i Monitorimi pasvaksinal të brucelozës i të imëtave të vaksinuara me parë me shtamin Rev 1