1. Sektori i Shërbimeve Mbështetëse
2. Sektori i Burimeve Njerëzore, Juridike dhe Arkiv Protokollit
Efikasiteti në punë, përmirësimi i shërbimeve te personelit duke sjelle nje spektër të rëndësishëm funksional.
Detyrat dhe Përgjëgjësitë e Sektorit të Burimeve Njerezore
- Administron numrin e punonjësve.
- Harton kontratat individuale të punonjësve dhe analizon strukturën.
- Ndjek në vazhdimësi performancën e punonjësve.
- Administron dosjet personale.
- Ndjek në vazhdimësi vjetërsinë e tyre.
- Bën lëvizjet e caktuara në librezat e punës dhe regjistrin themeltar.
- Harton planin e lejeve të zakonshme.
- Përgjigjet për mbarëvajtjen e përgjithshme të shërbimeve të ndryshme në Institut.
- Koordinon punën me drejtuesit e Departamenteve dhe Sektorëve të ndryshëm.
- Identifikon faktorët e rrezikut dhe masat e sigurisë.
- Propozon planet për trajnimin dhe informimin e punëtorëve.
- Kërkon zbatimin e ligjshmërisë për problemet që kërkojnë zgjidhje në aspektin ligjor.
- Ndjek realizimin e procedurat te prokurimit në zbatim të ligjeve dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore.
- Harton Regjistrin e Parashikimeve të Prokurimeve Publike dhe zhvillon procedurat perkatese.
- Jep konsulence juridike ne sherbim te ISUV.
- Interpreton të gjitha ligjet dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore që i përkasin sistemit të veterinarisë dhe ushqimit nëpërmjet diskutimit të përbashkët me ta.
- Ndjek proceset gjyqesore në mbrojtje të interesave të ISUV.
- Mban përgjegjësi për shkeljet ligjore në veprimtarinë e ISUV.
- Harton kontratat që nënshkruhen mes ISUV dhe subjekteve në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Merr dhe jep informacion pa cënuar konfidencialitetin e ISUV.
- Bën koordinimin e kërkesave që vijnë nga jashtë me personat e kërkuar dhe nuk lejon asnjë person të hyjë pa autorizim.
- Përgjigjet për mirëmbajtjen dhe gatishmërinë e automjeteve ne ISUV per nevojat e punonjesve.
- Përgjigjet për administrimin, qarkullimin dhe ruajtjen e dokumentacionit në baze të Ligjit “Për Arkivat”.
- Kryen shkembime zyrtare nepermjet sherbimit postar.
- Bën përpunimin teknik të materialeve dhe i dorëzon në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit ose ruajtjen e tyre në arkivën e ISUV.
- Përgjigjet për të gjitha shkresat e hyra dhe të dala nga ISUV.
- Mban në gatishmëri aparaturat që përdoren në ISUV.
- Përgjigjet për furnizimin e pandërprerë me energji elktrike duke vënë në dispozicion gjeneratorin.
- Mirëmban në mënyrë të vazhdueshme ambjentet e ISUV-së si dyert, bravat, dritaret, suvatimet, dyshemetë.
- Mban pastër ambjentin e jashtëm të gjithë territorit të ISUV-së
- Grumbullon dhe asgjëson me djegie materialet që paraqesin rrezikshmëri të lartë për sëmundje infektive.
- Garanton menaxhimin korrekt të aktivitetit dhe flukset e kampioneve të pranuara.
- Rregjistron mostrat e hyra ne ISUV dhe i kalon në Laboratorët përkatës.
- Siguron pritjen e kampioneve sipas procedurave dhe mënyrave të përcaktuara duke vlerësuar përshtatshmërinë e tyre në raport me parametrat e përcaktuar.
- Garanton dërgimin e fletëpërgjigjeve të provave për tek klienti.
- Nxjerr dhe shpërndan raportin e provës .
Stafi
- Pergjegjes Sektori
- Specialist (Jurist)
- Nepunes Informacioni
- Arkivist – Protokollist
- Dy Teknike Aparaturash
- Sanitare
- Tre Punetore Mirembajtes